KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e përgjithshme paralajmëron ndryshime
Prokuroria e përgjithshme paralajmëron ndryshime

Prokuroria e përgjithshme paralajmëron ndryshime

“Prokurori i Përgjithshëm po shqyrton mundësitë për të rifreskuar stafin drejtues në disa nivele të Prokurorisë Shqiptare” njoftoi të premten zyra e shtypit e prokurorit të përgjithshëm. Sipas saj “Këto ndryshime diktohen kryesisht nga nevoja për të përmirësuar rezultatet ne ndjekjen penale, si edhe për shkak se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione të caktuara në nivel drejtuesish, zv.drejtuesish prokurorie, si në Prokurori Rrethi, ashtu edhe ne Prokurori Apeli”. Sipas njoftimit “riformatim pritet të këtë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme”. “Riorganizimi do të realizohet në disa faza, ku fillimisht po shqyrtohen mundësite në ato njësi të Prokurorise, në të cilat vlerësohet se ka nevojë për ndërhyrje në një kohë sa më të shpejtë” bëhe e ditur në njoftimin e zyrës së shtypit të prokurorit të përgjithshëm.
Një ditë më parë katër drejtues të prokurorive në rrethë i kanë paraqitur dorëheqen Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Arsyet sipas të dorëhequrve janë për arsye perosonale. Por ka dyshime se gjithshka ka ardhur pas rezultateve të analizave vjetore, të cilat kanë qenë të dobëta. Këto ndryshime kanë lidhje edhe me reformën e pritshme në drejtësinë shqiptare, ku prokuroria shqiptare është ndër sektorët më të kritikuar.