KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria Fier, hetimet për tregun e naftës
prokuroria fier, tregu i naftes, evazion, fshehje te ardhurash, arrestime

Prokuroria Fier, hetimet për tregun e naftës

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e një kompanie nafte, ish-zv/Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës dogane, të gjithë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive. Sipas hetimeve këta shtetas së bashku me kompaninë Tea kanë vepruar në bashkëpunim duke hedhur në treg 4.4 milion litra karburantë të një cilësie jo të kontrolluar, karburant i cili veç pasoja në buxhet të shtetit prej 2 milion euro ka dëmtuar dhe makinat e qytetarëve. Kjo skemë fiktive për të shmangur tatimin është kryer nëprmjet naftës njohur ndryshe si Nafta Virxhin e cila dhe pse depozitohej për tu përpunuar ajo dilte në treg nëpër karburantet e të gjithë Shqipërisë.