KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria ngre akuzat për Alban Voglin
alban vogli, klubi kastrioti, prokuroria ngre akuza

Prokuroria ngre akuzat për Alban Voglin

Shtypi është i lirë dhe misioni i tij është të marrë dhe të japë informacione që kanë interes publik. Por kjo nuk ndodhi me gzetarin sportiv, Eduart Ilnica, I cili u dhunua barbarisht për shkak të ushtrimit të detyrës së tij. Pas një shkrimi që ai kishte publikuar në faqen elektronike të “Telesport”, lidhur me trazirat që ndodhën pas ndeshjes Korabi-Kastriotit, disa ditë më parë, gazetari Ilnica është dhunuar nga presidenti I klubit Kastrioti, Alban Volgi. Ai është arrestuar dhe prokuroria ka ngritur akuzat ndaj tij. Mbi të rëndojnë dy akuza: “plagosje për shkak të detyrës” dhe “plagosje të rëndë me dashje”. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, I cili dënon këtë akt të shëmtuar, që cenon haptazi lirinë e shprehjes së sanksionuar në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. KSHH i sugjeron organeve të ndjekjes penale hetim të plotë, të gjithanshëm dhe objektiv si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve. KSHH e shikon të nevojshme të theksojë se, raste të tilla nuk janë të rralla dhe as të veçuara, e parandalimi i tyre është i nevojshëm-shkruhet në reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.