KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria regjistron kallzimin ndaj Tahirit, KLD e akuzon për kanosje të gjyqtarit

Prokuroria regjistron kallzimin ndaj Tahirit, KLD e akuzon për kanosje të gjyqtarit

Pak ditë pas referimit të një padie që mban vulën e Këshillit të lartë të drejtësisë, ndaj ministrit Tahiri, prokurorët marrin në dorëzim kallzimin penal. Zyrtarisht mësohet se nga kallzimi i keshillit të lartë të drejtësisë, ministri Tahiri akuzohet për kërcënim të gjyqtarit Arjan Aliaj, pasi ai dha vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit Haki Cako, i hetuar nga prokuroria në lidhje me përgjimet. Vetëm pas administrimit prokuroria do të verifikojë kallëzimin e KLD për Tahirin.

Vetë ministri Tahiri i cili doli në një konferencë për shtyp pak orë pasi kishte mësuar mbi pretendimet e ngritura nga KLD , deklaroi se nuk do të rresht se bëri publik emra të tjerë gjyqtarësh dhe prokurorësh të përfshirë në skandale. Ai deklaroi se për gjyqtarin Aliaj ka thënë të vërtetën bazuar në fakte dhe prova të pakontestueshme. Nëse prokurorët do të gjejnë në këtë kallëzim të KLD -së fakte të veprës penale atëherë pritet që ndaj ministrit Tahiri të nis një proces hetimi, në rast të kundërt, çështja pushohet.