KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria serbe: Prova shtesë kundër Haradinajt
Haradinaj në burg, sa të mbërrijë kërkesa nga Beogradi

Prokuroria serbe: Prova shtesë kundër Haradinajt

Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi njoftoi se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj udhëheqësit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua të mërkurën në Aeroportin e Baselit nga policia franceze. Ndalimi i tij u krye mbi bazën e një flete arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, në vitin 2004. Kreu i prokurorisë serbe tha se eshte i kënaqur me faktin që fletë arrestet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian. Por, ai u shpreh skeptik se kërkesa e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, do të zbatohet sipas procedurave të shpejta. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se prokuroria ka prova inkriminuese ndaj Haradinajt dhe dhe nuk do të donte që “Franca si shtet serioz dhe me sundim të ligjit të mos veprojë në përputhje me ligjin por me qasje politike. Ai pohoi se Serbia do të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e Haradinajt në Beograd. Kurse burime nga Kosova thone se Haradinaj do të dalë sot para një gjykate franceze dhe pritet lirimi i tij. Alanca për Ardhmërine e Kosovës kërkoi nga Qeveria e Kosovës të ndërprese çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës ndërsa Ministria e Jashtme i ka nisur një kërkesë zyrtre Ministrisë se Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e quajti ndkimin e Haradinajt te dënueshëm dhe të papranueshëm.