KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria shqiptare: Letërporosi në Greqi, sillni provat që implikojnë Klemend Balilin në trafikun ndërkombëtar
Prokuroria shqiptare: Letërporosi në Greqi, sillni provat që implikojnë Klemend Balilin në trafikun ndërkombëtar

Prokuroria shqiptare: Letërporosi në Greqi, sillni provat që implikojnë Klemend Balilin në trafikun ndërkombëtar

Pas nisjes së hetimeve kryesisht, mbi përfshirjen në trafik ndërkombëtar droge, të ish-drejtorit të transportit rrugor Sarandë,. Prokuroria e Përgjithshme kërkon prova konkrete nga shteti Grek i cili zbuloi përfshirjen e tij në një rrjet trafiku. Zyra e shtypit në prokurori bënë me dije se në datën 11 maj në Ministrinë e Drejtësisë është deleguar një letër-porosi, drejtuar autoriteteve greke për dosjen ndaj Klemend Balilit. Në kërkesën drejtuar autoriteteve greke prokurorët kanë bashkangjitur edhe disa veprime hetimore të kryera nga prokuroria për krime të rënda për biznesmenin Balili dhe bashkëpunëtorët e tij. Si identifikimin e numrave të telefonit që Balili e grupi i tij kishte në përdorim në Shqipëri si dhe disa CD-i të përgjimit, të kryera për llogari të hetimeve të nisur në Greqi. 13 shtetas grek dhe dy skafistët shqiptar, u arrestuan me 6 maj të dyshuar për transportin e rreth 679 kg hashash të presuar. Pala greke pretendon se nga janari i vitit 2014 e në vazhdim në kuadër të organizatës kriminale të drejtuar nga ish zyrtari Balili, janë trafikuar drejt Greqisë dhe vendeve të BE-së në 6 raste rreth 2338 kg hashash, 100 kg kanabis , 24 kg kokaine dhe 1 kg heroinë.