KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: Shullazi, 7 biznesmenët që gjobiti në Tiranë dhe Durrës
Apeli vendos: Shullazi të rrijë në burg

Prokuroria: Shullazi, 7 biznesmenët që gjobiti në Tiranë dhe Durrës

Të paktën 7 biznesmenë dyshohet të jenë gjobitur nga anëtarët e grupit të Emiliano Shullazit. Prokuroria e krimeve të rënda ka mundur të siguroje prova për një seri gjobëvëniesh ndaj biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë. Mbi këto prova prokurorët kanë kërkuar mbajtjen në kushtet e arrestit për Emiljano Shullazit, shokun e tij Gilmando Dani dhe djalin e xhaxhait të Shullazit, Blerim Shullazi.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar. Personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur, dhe konkretisht pronari i disa lokaleve në qytetin e Durresit, sipërmarrësi i një kompanie të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri, kanë referuar kallzim për gjobëvënie.

Prokuroria nuk jep detaje të sakta lidhur me shumat financiare që Shullazi ka përfituar nga këto gjobëvënie, por burimet thonë se bëhet fjalë për mijëra euro. Në mënyrë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda këta persona po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur “Parku Sportiv” që ndodhet në lagjen nr.5 në Durrës. Ka të dhëna se në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe të huaj është organizuar dhe trafikimi i lëndëve narkotike.
Një tjetër rast është ai i biznesmenit shqiptaro-amerikan Jani Zaka, i cili rezulton të jetë pronar i një kompanie bastesh sportive live në internet. Rasti i fundit që prokuroria ka rregjistruar kundër Shullazit dhe shokëve të tij ka qënë ai i kërcënimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni. Në total Prokuroria për Krime të Rënda, brenda 4 muajve të vitit 2016 ka ngritur katër dosje hetimore kundër Emiljano Shullazit dhe miqve të tij.

Gjykata vendosur të shtyjë për nesër në ora 8:30 të mëngjesit, vendimin për masën e arrestit ndaj Emiljano Shullazin.

Prokuroria e Durrësit,vendosi sekuestron preventive ndaj objektit ish-“Vollga” në Durrës. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm. Sipas akuzes keto veprime te dyshimta shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.