KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: Tre vjet heqje lirie për ish ministrin Ksera
Prokuroria: Tre vjet heqje liri për ish ministrin Ksera

Prokuroria: Tre vjet heqje lirie për ish ministrin Ksera

Prokuroria shqiptare ka kërkuar të hënën tre vjet heqje lirie për ish Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ish ministër i qeverisë Berisha. Ai u arrestua nga policia në shkurt të këtij viti nën akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve duke shpërdoruar detyrën, por ish ministri e ka cilësuar si të frymëzuar politikisht. Tashmë pritet vendimi i gjykatës, por sipas ligjit ish ministrit Ksera pritet ti ulet dënimi me 1/3 e kohës pasi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Spiro Ksera është i dyti ministër i qeverisë Berisha që del para gjykatës. Më parë ish ministri i arsimit Eqerem Tafai ishte akuzuar nga prokuroria për “Shpërdorim të detyrës”. Sipas saj ai kishte urdhëruar hapje programesh në një universitet privat në mënyrë të jashtëligjshme. Prokuroria argumentoi se 1800 studentë për shkak të këtij urdhëri kishin paguara paku 1 milion euro, por diplomat e tyre ishin të pavlefshme. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të dënuar me 1 vit burg zotin Tafaj, duke e shpallur atë të pafajshëm.