KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Promovimi turistik i Shqipërisë
shqiperi

Promovimi turistik i Shqipërisë

Gjithë ai publicitet që iu bë Shqipërisë vitin e kaluar në mediat e huaja, e sidomos në më prestigjiozet britanike ka qenë, por edhe s’ka qenë i rastësishëm. Ka qenë pjesë e një strategjie kombëtare dhe fondi të posaçëm, që këtë vit do të dyfishohet krahasuar me vitin e kaluar. Do jepen 800 mijë euro. Kemi hartuar strategji kombëtare konsultuar me kompani amerikane. Do hapet se shpejti procedura e perzgjedhjes se kompanise do loboje nemediat e huaja. Ne cilat vende apo media te huaja do promovohet me teper Shqiperia? Ndërkohë që Kroacia e ka 50 milionë euro buxhetin për promovimin e turizmit të saj, janë pak apo janë shumë 800 mijë euro për promovimin e Shqipërisë? Promovimi I Shqipërisë për këtë vit ka nisur me udhëtime tur-operatorësh apo gazetarësh nga Izraeli, Greqia, Italia e në vijim pritet të zhvillohen ture të tjera me gazetarë nga Gjermania, Rusia etj.