KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Promovohet “Dhuratë dhe Angazhim” i Anxhelo Masafrës
Promovohet “Dhuratë dhe Angazhim” i Anxhelo Masafrës

Promovohet “Dhuratë dhe Angazhim” i Anxhelo Masafrës

“Dhuratë dhe Angazhim” titullohet libri i Anxhelo Masafrës, kleriku i cili ka risjellë me anë të kujtimeve të shkruara çastin e ringritjes së besimit fetar në Shqipëri, pas pesë dekadash stuhie antifetare komuniste. Libri përcjell me një gjuhë të qartë e të ngrohtë, momente të rëndësishme të historisë dhe figurave kryesore të katolicizmit në Shqipëri. Promovimi i tij u bë në famullinë “Shën Pjetri” në  Shkodër dhe u ndoq me mjaft interes prej përfaqësuesve të komunitetit të krishterë, shkrimtarëve, studiuesëve e besimtarëve të shumtë.