KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Promovohet libri me novela “Embriologji”, fitues i çmimit “Kadare” 2016
Vlerësohet me çmimin “Kadare” libri me novela “Embriologji” nga Shkëlqim Çela

Promovohet libri me novela “Embriologji”, fitues i çmimit “Kadare” 2016

Larguar që prej vitit 1991 nga Shqipëria, fillimisht për në Austri, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shkëlqim Çela rikthehet në Tiranë si shkrimtar dhe fitues i çmimit “Kadare”, dhënë nga Universiteti Europian i Tiranës. “Embriologji” është libri i tij i fundit që i dhuroi këtë çmim, duke e shndërruar kështu nga një staticien që është në jetën e përditshme, në një shkrimtar të vlerësuar. Ndonëse larg njëra-tjetrës, të shkruarit me profesionin që bën, Çela gjen emërues të përbashkët mes tyre.

Siç thotë dhe vetë Çela, në novelat e tij mungon detajimi i personazheve, por nuk mungon detajimi me imtësi i rrethanave në të cilat ai vendoset. Kjo pasi për autorin nuk ka shumë rëndësi individi, por masa.

Që nga titujt që mbajnë disa prej librave, tregimeve apo novelave të Çelës, si: Zbori, “Yje te pash(q)uar”, vihet re ndikimi nga e shkuara.

Veç kësaj për shkrimtarin gjuha shqipe mbetet gjuha në të cilën ai mund të mendoje e krijoje. Ai e nisi të shkruante e të mendonte si shkrimtar herët. Librin e parë ai e titulloi “Mëmëdhembja” dhe e botoi në vitin 2014.