KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Promovohet libri “ Replikë e pamundur”

Promovohet libri “ Replikë e pamundur”

Ali Spahiu, pinjoll i një prej familjeve më të shquara jo vetëm në veri të vendit, po të jetonte do ishte 90 vjeç. Por pas 35 vitesh ikje nga kjo jetë, fëmijët e tij e të afërmit e sjellin mes nesh ashtu si pak kush e njohu. Kuvendimet, debatet e këndvështrimet e tij për padrejtësitë e kohës, hedhur në letër në vitet e përsekutimit komunist na rrëfejnë njeriun jokonformist. Botimi i librit “ Replikë e pamundur” i Ali Spahiut u mbështet nga Instituti i Integrimit të ish të përndjekurve politikë dhe Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit.