KRYEFAQJA » LAJME » Pronat private që preken nga ndërtimi i Unazës, kompensim me vlerë të plotë
Pronat private që preken nga ndërtimi i Unazës, kompensim me vlerë të plotë

Pronat private që preken nga ndërtimi i Unazës, kompensim me vlerë të plotë

Shpronësimet e pronave private që preken nga ndërtimi i Unazës lindore të Tiranës (loti 3) do të bëhen me vlerë të plotë. Ky është një prej vendimeve të rëndësishme të marra sot nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen,do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë “truall” dhe “pyll”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 253 220 184 (dyqind e pesëdhjetë e tre milionë e dyqind e njëzet mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh.

Këshilli i ministrave gjithashtu ka marrë vendimin për lejimin e përdorimit të brigjeve për projekte investuese strategjike në dy zona me rëndësi për turizmin siç janë Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe në Palase.

Projekti strategjik “Neë Born” në Hamallaj nënkupton lejimin për përdorimin e brigjeve për 20 vite përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik.

Po i njëjti vendim prek edhe zonën e Palases në Himarë i cili do të jepet për përdorim për projektin strategjik “Green Coast”.

Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetet e Bashkive përkatëse.