KRYEFAQJA » LAJME » Propozimi i Manjanit:Të krijohen 12 gjykata fakti
Propozimi, Manjani:Të krijohen 12 gjykata fakti

Propozimi i Manjanit:Të krijohen 12 gjykata fakti

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani propozon një organizim të ri të sistemit gjyqësor. Me anë të një letre dërguar aktorëve kryesore të sistemit të drejtësisë, ministri Manjani, pranon se ky propozim do të ndikoje në rritjen e efektivitetit të këtij sistemi.
Duke ju referuar një raporti mbi sistemin gjyqësor gjatë viti 2015, Manjani thotë, se është e
nevojshme shnëdërrimi i gjykatave në qendra të shërbimit efiçient ndaj publikut. Një standard i sugjeruar mund të jetë që gjykata të ketë në përbërjen e saj afërsisht 40 gjyqtarë, por kjo e llogaritur deri në 100 gjyqtarë kur dendësia e popullsisë është e lartë, siç është rasti i Gjykatës së Tiranës.
Manjani propozon
krijimin e 12 gjykatave fakti në rrethet gjyqësore që korrespondojnë me territorin e qarkut. Për ta ilustruar, çështjet që ngrihen për gjykim nga persona me banim në Bashkinë e Kavajës, do t’i marrin shërbimet në godinën e sotme të gjykatës atje, por gjykatësit do të caktohen me short nga gjykata e shkallës së pare që do ta ketë qendrën në Tiranë. Pjesa e dytë e propozimit tim është që të reduktojmë gjykatat e apelit nga 6 në 4.