KRYEFAQJA » LAJME » Protesta antiqeveritare në Malin e Zi
Protesta antiqeveritare në Malin e Zi

Protesta antiqeveritare në Malin e Zi

Policia malazeze përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestave opozitare në Podgoricë, në të cilat sërish u kërkua dorëheqje e Qeverisë së kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe shpallje e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Protestuesit gjuajtën me gurë e sende të tjera të forta duke plagosur 5 policë. Pati edhe arrestime. Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytet të shtunën, e pasuar nga ndërhyrja e policisë. Protestat në të cilat morën pjesë disa mijëra persona, vijojnë marshimet e përditshme antiqeveritare që organizon opozita, e cila ngul kembë se do të vazhdojë me protesta deri sa ta detyrojë qeverinë të shpallë zgjedhje të parakohshme. Opozita e ka akuzuar qeverinë se përdor metoda autoritare dhe presion ndaj kundërshtarëve politikë. Mbrëmë opozita lajmëroi edhe se kryeministri Gjukanovic u largua nga vendi pas ultimatumit të dhënë, por burime qeveritare e kanë mohuar këtë lajm.