KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta antirraciste në Çikago
Protesta antirraciste chicago cikago amerike police

Protesta antirraciste në Çikago

Qindra demonstrues marrshuan në rrugët e Çikagos në Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet publikuan një video, ku shihet një polic i bardhë duke vrarë një të ri me ngjyrë. Prokurorët e publikuan këtë video disa orë pasi polici, Xhejzon Van Dajk, 37 vjeçar, u akuzua për vrasje të shkallës së parë. Ai qelloi 16 herë ndaj 17 vjeçarit, Lekan McDonald, në tetor të vitit 2014. Prokurorja lokale, Anita Alvarez, tha se publikimi i videos “është me të vërtetë i rëndësishëm për sigurinë publike, që banorët e Çikagos ta dinë se ky oficer mbahet përgjegjës për veprimet e tij”. Vrasja e të riut McDonald, është e fundit në një varg incidentesh me pasoje vdekjen gjatë përdorimit të forcës policore kundër afro-amerikanëve në 2 vitet e fundit. Lidhur me këto incidente janë mbajtur protesta në disa qytete amerikane dhe u hap një debat kombëtar për marrëdhëniet ndërracore.