KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e 8 dhjetorit, Bashkia e Tiranës gjobit PD
Protesta e 8 dhjetorit, Bashkia e Tiranës gjobit PD

Protesta e 8 dhjetorit, Bashkia e Tiranës gjobit PD

Bashkia e Tiranës ka bërë bilancin e shkatërrimeve të ndodhura gjatë protestës së 8 dhjetorit të opozitës dhe ka vendosur një gjobë ndaj PD si organizatore e saj. Vlera e gjobës  është afro 16.4 milionë lekë. Në një njoftim që kreu i bashkisë  Erion Veliaj, i ka nisur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bën të ditur hollësisht se cilat janë shkatërrimet. Bëhet fjalë për heqje tabelash sinjalistike, kapakë pusetash, gurë dekorativë të shkulur, shkatërrime stacione bicikletash, thyerje pemësh, ndotje e ambientit publik, etj. Sipas njoftimit dëmet u janë shkaktuar taksapaguesve shqiptarë. PD ka 7 ditë kohë për të paguar dëmet. Nëse ato nuk paguhen brenda 30 ditëve Bashkia e Tiranës gëzon të drejtën e bllokimit të llogarive bankare.

Kjo është hera e parë që një organ i pushtetit lokal penalizon një forcë politike për shkatërrimin e pronës së përbashkët gjatë aktiviteteve politike.