KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e kundër demarkacionit përpara Ambasades së Kosovës në Tiranë
protesta, demarkacioni, ambasada e kosoves, tirane, opozita e bashkuar,

Protesta e kundër demarkacionit përpara Ambasades së Kosovës në Tiranë

 

Me thirrjet “S’kemi tokë me fal, jo Demarkacionit” është hapur sot protesta qytetare me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, intelektualëve, artistëve e veprimtarëve politikë nga mbarë trojet shqiptare, përpara selisë së ambasadës së Kosovës në Tiranë. Përfaqësuesi i delegacionit të Pejës, Ali Dajçi, pjesëmarrës në bisedimet për marrëveshjen shpjegon se, dhënia e territorit të Kosovës është çështje e të gjithë shqiptarëve. Parlamenti i Kosovës pritet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit në seancën e radhës. Aktiviteti u mbyll me ftesën për pjesëmarrje me 1 Shtator në “Sheshin Skënderbe” në Prishtinë në protestën e radhës. Shoqëria civile, intelektuale e artiste, kanë mbajtur sot para ambasadës së Kosovës në Tiranë, një protestë për kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Nuk kemi tokë me fal, dhe çështja e dhënies së territoreve të Kosovës është e gjithë Shqiptarëve, ishin në thelb të mesazheve të përcjella.