KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e Liqenit, gjykata vendos detyrimin e paraqitjes për të ndaluarit
Protesta e Liqenit, gjykata vendos detyrimin e paraqitjes për të ndaluarit

Protesta e Liqenit, gjykata vendos detyrimin e paraqitjes për të ndaluarit

Gjykata e Tiranës vendosi të mërkurën masën e detyrimit paraqitje për 13 personat e arrestuar dy ditë më parë tek Parku i Liqenit, gjatë protestës së opozitës kundër ndërtimit të një këndi lojrash. Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorisë për të ndaluarit, midis tyre edhe një ish deputetitë opozitës biznesmenit Ndërtim Babasi, aktualisht drejtues i një seksioni lokal të PD të Tiranës. Ata akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë. Kreu i PD Lulzim Basha i dha karakter politik vendimit të gjykatës. “Dolën të lirë dhe më të vendosur kundër paligjshmërisë” tha zoti Basha me këtë rast.
Për këtë ngjarje PD dhe policia bënë në prokurori kallzime duke akuzuar njëra tjetrën për ushtrim dhune.