KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës, prokuroria nis hetimet për shkatërrimet
Protesta e opozitës, prokuroria nis hetimet për shkatërrimet

Protesta e opozitës, prokuroria nis hetimet për shkatërrimet

Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet rreth ngjarjeve që shoqëruan protestën e opozitës ditën e martë, goditjes së kryeministrisë, disa institucioneve të tjera dhe shkatërrimit të një bunkeri, vepër instalacioni dha atraksioni turistik, pranë ministrisë së brenshme. ”3 prokurorë të Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore paraprake për të dalë më pas në konkluzione. Po merren në pyetje personat që kanë dijeni. Pas veprimeve paraprake do të dilet me një konkluzion” bëhet e ditur në një njoftim të prokurorisë. Ngjarja u konsumua per disa ore dhe u dha drejteperdrejte nga disa stacione televizive, ndaj dhe prokuroria mendon se ka materiale te bollshme.