KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës, qeveria izolon hyrjen qëndrore
Protesta e opozitës, qeveria izolon hyrjen qëndrore

Protesta e opozitës, qeveria izolon hyrjen qëndrore

Qeveria shqiptare ka marrë masa të posaçme në selinë e saj lidhur me protestën e opozitës që është paralajmëruar për t’u mbajtur të shtunën në mesditë në Tiranë. Hyrja qëndrore e godinës është rrethuar me një skelë mbrojtëse. Vazhdimisht gjatë protestave të opozitës kjo hyrje është bërë objekt sulmesh me mjete të ndryshme dhe është dëmtuar. Në protestën e fundit të zhvilluar më shumë se jë vit më parë, ndaj saj u hodhën edhe bojë dhe mjete pirokteknike, vetëm pak ditë pasi ishte inaguruar me rastin e vizitës së kancelares Merkel.
Pamja e ambientit rrethues të godinës së qeverisë shqiptare ka ndryshuar disa herë. Në kohën kur në pushtet ishte PS e kryeministrit socialist Fatos Nano, ajo u rrethua me një gardh metalik për t’i bërë ballë protestave të dhunshme të kundërshtarëve të tij. Me ardhjen e demokratë, asgjë nuk ndryshoi dhe rrethimi pengoi disa herë protestuesit e majtë. Veçanërisht mbahet mend më 11 janari i vitit 2011, kur gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Berisha, katër protestues u vranë nga rojet e Gardës së Republikës.
Në vitin 2013 kur në kryeministri hyri kreu socialist Edi Rama, godina ju nënshtrua një rikonstruksioni radikal. Ndër të tjera zoti Rama zhduku dhe gardhin rrethues.