KRYEFAQJA » LAJME » Dhunë në protestën e opozitës
Opozita thirrje për protestë, policia publikon masat

Dhunë në protestën e opozitës

Në Tiranë, protesta e PD të opozitës, më 8 dhjetor, për të përkujtuar, Ditën Komëtare të Rinisë, por edhe për të kundërshtuar qeverinë Rama, ka njohur momente dhune ndaj institucioneve. Godina e qeverisë është bërë objekt i goditjeve me gurë, shkopinj, madje, shashkave tymuese edhe lëndëve pirroteknike. Pas fjalimit të kreut të PD Lulzim Basha i cili ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së një ish të përndjekuri politik, për të shkatërruar një bukner para Ministrisë së Brendshme. Bunkeri i cili është një vepër instalacioni si atraksion turistik, është sulmuar nga grupe të rinjsh mjaftë të dhunshëm. Ata kanë shkatërruar rrethimin me llamarina të bunkerit, kanë hypur mbi të dhe kanë ngritur flamurin e PD. Protetsuesit kanë goditur me gurë ministrinë e brendshme dhe ministrinë e transporteve duke thyer xhamat e dritareve. Disa prej tyre kanë qenë të paisur me lëndë djegëse që i kanë hedhur në vendngjarje. Nga brendësia e bunkerit është parë të dali zjarr dhe tym. Disa të rinj po kërkojnë të shkatërrojnë ndërtimin me beton arme, por pa arritur ta bëjnë një gjë të tillë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha, por shkatërrimi nuk ka ndaluar.
Policia nuk është afruar për t’i ndaluar protestuesit. Trupat e ndërhyrjes së shpejtë kanë qenë të pranishëm, por edhe ata nuk kanë ndërhyrë.
Pamjet e sotme të protestës së PD të kujtojnë protestat e  saj gjatë viteve 1997-2005, kur ajo ishte në opozitë. Ato shënohen si ngjarjet më të dhunshmet pas atyre të 21 janarit të vitit 2011. Në atë kohë një protestë e thirrur nga opozita e majtë, përfundoi në dhunë nga ndërhyrja e policisë dhe e gardës së republikës, rezultat i së cilës ishte vrasja e katër protestuesve.