KRYEFAQJA » LAJME » Protesta në Korçë për ujin e pijshëm
protesta ne korce, uji i pijshem, mungese uji, qytetaret protestojne

Protesta në Korçë për ujin e pijshëm

 

1000 banorë të fshatit Qatrom në Korçë prej dy muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. E vetmja mundësi për ta janë puset, dhe një rezervuar, ku vetem pak dite me parë u mbytën dy të rinj. Në mungesë të ujit ata kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje prej autoriteteve lokale. Madje ata preetendojnë se linja e ujit që vjen nga Vithkuqi është dëmtuar në zona të pyllëzuara ku është mbjellë dhe vaditet kanabisi. Në rast se nuk do të ketë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm në fshatin Qatrom banorët kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën kombëtare Korçë – Ersekë. I kontaktuar nga korenspodentët tanë, drejtori i Ujësjellës kanalizime Korçë Petrit Tare sqaron se vetëm prej pak kohësh është marrë në dorëzim nga ana e ndërmarrjes linja e ujesjellesit qe furnizon fshatin Qatrom. Tare u shpreh se ditën e mërkurë banorët e Qatromit do të furnizohen normalisht me ujë.