KRYEFAQJA » LAJME » Protesta në Mbrostar të Fierit, ndiqen penalisht 6 personat që bllokuan rrugën
protesta, mbrostar, fier, pa leje,

Protesta në Mbrostar të Fierit, ndiqen penalisht 6 personat që bllokuan rrugën

Për të tretën ditë rradhazi, banorët e fshatit  Mbrostar të Fierit, protestojne kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve. Në fillimet e protestës banorët u mblodhën para njësisë administrative Mbrostar, duke vijuar me bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje, rrugë e cila arriti te lirohej vetëm permes ndërhyrjes së policisë. Për këtë mënyrë protestimi, banorët nuk kanë marrë asnjë lloj leje në organet e rendit. Ky fakt bëri që Drejtoria e Policisë Fier, të nisë proçedim penal ndaj gjashtë personave që kanë marrë pjesë në bllokimin e rugës gjatë ditës së enjte. Ata akuzohen penalisht për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme” si edhe “ Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.