KRYEFAQJA » LAJME » Protesta në Shkup kundër vendimit për faljen e politikanëve të korruptuar
protesta ne shkup kunder vendimit per falje te politikaneve george ivanov president

Protesta në Shkup kundër vendimit për faljen e politikanëve të korruptuar

Dhjetra mijera njerez protestuan ne Shkup kunder vendimit te presidentin Maqedonas George Ivanov per te falur politikanët të cilët po hetohen nga Prokuroria Speciale Publike per perfshirje ne manipulime zgjedhore dhe korrupsion. Para zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme te 5 qershorit, Presidenti Ivanov firmosi javen e shkuar amnisti per politikanet e vendit, duke perfshire ish kryeinistrin Nikolla Gruevski dhe liderin e opozites Zoran Zaev. Kjo levizje, qe presidenti e justifikoi me interesin ne te mire te shtetit, shkaktoi trazira poltiike dhe zhvillim te perditshem protestash. 80 grupimet qe organizojne protestat kane kerkuar qe presidenti te anulloje vendimin dhe te jape doreheqjen. Ata gjithashtu bejne thirrje per shtyrjen e zgjedhjeve te parakohshme dhe formimin e nje qeverie teknike qe te pergatise zgjedhje te lira dhe demokratike, si dhe formimin e një Gjykate Speciale qe do te merret me ceshtjet që heton Prokuroria Speciale.