KRYEFAQJA » LAJME » Protesta për rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve të urbanëve , Veliaj sqaron
Këshilltarët e djathtë të bashkisë së Tiranës depozituan në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 40 lekë.

Protesta për rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve të urbanëve , Veliaj sqaron

Qytetarë të Tiranës kanë protestuar të hënën para godinës së bashkisë, kundër rritjes me 10 lekë të çmimit të biletës së autobuzave urbanë. Organizatorë kanë qenë aktivistë të të drejtave të njeriut. Protestuesit kanë kundërshtuar gjithashtu edhe anulimin e vendimit për koncensionin e parkingjeve, miratuar në fund të vitit të kaluar.
Ndërkohë kreu i bashkisë Erion Veliaj ka dhënë spjegime në disa media për rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve. Sipas tij bëhet fjalë për indeksim të çmimit të biletës, indeksim që nuk është bërë prej prej tetë vitesh. “Ky është çmimi më i ulët në Ballkan. Shkupi, Podgorica, Prishtina e kanë 70 lekë çmimin e biletës. Nëse ka më lirë jam gati të jap dorëheqjen” tha zoti Veliaj. Ai ndërkohë paralajmëroi sanksione të ashpra për shoqëritë e transportit që nuk respektojnë kontratat.
Një ditë më parë PD akuzoi zotin Veliaj për afera korruptive me rastin e rritjes së çmimeve të biletave dhe aboneve, miratmit të parkingjeve me pagesë dhe ndërtimit të parkingjeve me konçesion. “Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës se, sapo shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike vendimmarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 30 lekë dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në të gjithë vendin do të hiqet” premtohet në një deklaratë të PD. Ndërkaq mësohet se këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës depozituan në Gjykatën Administrative të Apelit, kërkesën për  pezullimin e vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 40 lekë.