KRYEFAQJA » LAJME » Protesta të dhunshme antiqeveritare në Podgoricë
Protesta të dhunshme antiqeveritare në Podgorica

Protesta të dhunshme antiqeveritare në Podgoricë

Të paktën 40 persona mes tyre policisë janë plagosur gjatë një tubimi të organizuar nga opozita, para parlamentit në Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi. Protestuesit qëndruan deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, 25 tetor, pas skadimit të ultimatumit që opozita i kishte vënë kryeministrit Milo Gjukanovic për të krijuar një qeveri teknike. “Mesazhi ynë për kryeministrin është të dorëhiqet dhe të krijojë një qeveri të përkohshme dhe të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme” thotë opozita malazeze. Ajo e akuzon kryeministrin Gjukanovic për korrupsion dhe shkaktar të rritjes së papunësisë dhe krimit në Mal të Zi
Protesta në të cilën sipas vlerësimeve morën pjesë rreth 5000 vetë, nisi fillimisht e qetë me thirrje për zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi. Tensionet u rritën në momentin kur ata iu afruan godinës së parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga policia. Disa protestues nisën të hidhin fishekzjarre në ndërtesë, pas së cilës policia kërkoi që ata të shpërndaheshin. Protestuesit hodhën grurë ndaj forcave të rendit, të cilat përdorën gaz lotsjellës për të shpërndar të përkrahësit e opozitës të cilët u përpoqën të hynin në godinën e parlamentit.
“15 policë janë plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. 24 qytetarë kanë kërkuar ndihmë kryesisht për shkak të pasojave të gazit lotsjellës” tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi Rashko Konjevic në një konferencë për shtyp lidhur me protestën e orgtanizuar mbrëmjen e 24 tetorit nga opozita.
Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Gjukanovic u shoqëruar edhe me një sulm ndaj ambasadës shqiptare. Qeveria malazeze dënoi sulmin ndaj ambasadës shqiptare, ndërsa menjëherë ka reaguar dhe ministria e jashtme shqiptare. “Sulm i papranueshëm ndaj ambasadës tonë në Podgoricë nga protestuesit” e cilësoi ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ai i bëri të ditur se u ka kërkuar autoriteteve malazeze të garantojnë sigurinë e stafit të ambasadës shqiptare në Podgoricë.