KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protestat në Karolinën e Veriut, plagosen 12 policë

Protestat në Karolinën e Veriut, plagosen 12 policë

12 policë mbetën të plagosur gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen në Sharlotë në Karolinën e Veriut. Përleshjet u regjistruan pak orë pasi një agjent vrau me pistoletë një afroamerikan. Mediat shkruajnë se polici, edhe ai afroamerikan ka vrarë 43 vjeçarin pasi ishte i armatosur dhe përbënte rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërsa familjaret e të ndjerit thonë se ai kish në dorë një libër dhe jo një armë. Pak orë pas ngjarjes, protesuesit u mblodhën në shtëpinë e të vrarit duke mbajtur në duar postera dhe thërrisnin: “Duart lart, Mos qëlloni, Jo drejtësi, Jo paqe.” Gjatë përballjes me manifestuesit u plagosën me gurë edhe 12 agjentë të cilët sipas deklaratës së policisë po kryenin detyrën për të mbrojtur komunitetin nga protestuesit. Por mediat lokale bëjnë të ditur se janë plagosur edhe civilë, pasi oficerët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës. Një pjesë e manifetsuesve kanë shkatërruar edhe makinat e policisë. Kohët e fundit SHBA-të janë përfshirë nga ngjarje të dhunshme ku në qëndër të vëmendjes kanë qënë aksionet e policisë ndaj afroamerikaneve dhe reagimet e tyre të cilat përfundojnë me protesta të dhunshme.