KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, vazhdojnë protestat kundër policisë
charlotte, shba, protesta, ne vazhdim, studente, mosha te ndryshme,

SHBA, vazhdojnë protestat kundër policisë

Kanë vazhduar për të dytën ditë protestat në Sharlotë të Karolinës së Veriut. Shumë manifestues kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër policisë e cila dy ditë me parë vrau nje afroamerikan, baba i 7 fëmijëve. Të mërkurën shefi i policisë beri me dije se agjenti qëlloi ndaj 43 vjeçarit pasi ai nuk iu bind urdhërit për të dorëzuar armën, ndërsa të afërmit e kundërshtojnë këtë version duke thënë se ai kishte në dorë një libër . Tashmë prej dy ditësh Sharlote është përfshirë nga protesta të dhunshme . Dhjetra persona janë përpjekur të bllokojnë trafikun, ndërsa guvernatori i Karolinës së Veriut Pat Mekroj ka shpallur gjendjen e emergjencës duke thënë se nuk mund të tolerohet dhuna ndaj policisë. Gjatë protestës janë shënuar jo vetëm të shtëna por policia ka perdorur edhe gaz lotsjellës pasi manifestuesit kërkonin me forcë të çanin kordonin e policëve. Si pasojë e të shtënave është qëlluar një i ri i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Protesta janë rregjistruar edhe në New York, ku qindra persona kanë dalë në rrugë për të denoncuar vrasjen e afroamerikanit. Manifestimet kanë qënë të bllokuara në Manhattan për shkak të pranisë së liderëve botëror të cilët po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKBsë. Rastet e vrasjeve te afro-amerikanëve nga policia në SHBA është kthyer në një subjekt protestash kombëtare përreth SHBA-ve në dy vitet e fundit.