KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Protestë me mollë para parlamentit
Protestë me mollë para parlamentit

Protestë me mollë para parlamentit

Një protestë gati e rrallë është zhvilluar të enjten para parlamentit shqiptar. Makina të mbushura me mollë nga tregëtarë e Korçës dhe Devollit kishin zënë rrugën nga do të kalonin deputetët në shenjë proteste ndaj mungesës së një tregu për shitjen e këtyre prodhimeve. Policia largoi nga parlamenti makinat me mollë, për të shmangur ndonjë ngjarje të papëlqyer. Midis fermerëve dhe policisë ka patur momente tensioni. Në krah të fermerëve kanë dalë deputetët demokratë të zonës, midis tyre Ridvan Bode. Sipas tij prodhimet nuk do të mund të gjejnë dot treg pasi qeveria sipas tij, rrit çmimin e naftës, ul çmimet e produkteve dhe nuk vlerëson mundin e fermerëve. “Mollët tuaja për të cilat ju protestuat sot, por jo vetëm, nuk do të gjejnë dot kurrë vend në tregun vendas. Kjo është skllavëri, qeveria Rama i raporton tonet e prodhimeve tuaja ne statistika, por nuk e di se çmimet bien përditë. Nga 50-60 lekë molla ka zbritur në 30-35 leke cilësia përmirësohet mundi juaj nuk shpërblehet se rritet nafta. Ky është vendi më i çuditshëm. Ju sensibilizuat, ne do çojmë, zërin tuaj ne do ju mbështesim mos ndaloni protestën” premtoi dhe këshilloi zoti Bode.