KRYEFAQJA » LAJME » Protestë minimale kundër dhunës ndaj fëmijëve
Protestë minimale kundër dhunës ndaj fëmijëve

Protestë minimale kundër dhunës ndaj fëmijëve

Përkundër reagimeve të fuqishme në media dhe veçanërisht në rrjetet sociale mbi dhunën e ushtruar nga një edukatore ndaj një fëmije tre vjeçar, pamja e protestës së disa prindërve para kyesisë së kuvendit ishte befasuese. Nga rreth 900 prindër, që sipas organizatorëve kishin konfirmuar pjesmarrjen, në protestë ishin shumë herë më pak. Vetë pjesmarrësit ishin të pezmatuar nga numri i vogël i mbështetësve. Ndërsa bënin thirrje për ti thënë “Jo dhunës ndaj fëmijëve”, më së shumti ata kërkuan ti thuhej “Jo indiferencës qytetare”. Gjatë ditëve të fundit emra të njohur të politikës, botës akademike, medias dhe shoqërisë civle, ishin të pranishëm me shkrimet e tyre në gjithë hapsirën mediatike, por në protestë ata mungonin.
Gati në të njëjtën kohë kur zhvillohej protesta, edukatorja Anjeza Shabani, tashmë e arrestuar, u paraqit mjaftë e qetë në gjykatë për masën e arrestit. Ndaj saj rëndon akuza e “Keqtrajtimit të të miturve”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Aktivitet i paligjshëm”. Gjykata vendosi arrestin me burg për edukatoren.