KRYEFAQJA » LAJME » Proteste për hecet, “Mos ma prekni Valbonën”
protesta, hec valbone, mos ma prekni valbonen

Proteste për hecet, “Mos ma prekni Valbonën”

Banoret e Luginës së Valbonës bashkë me përfaqësues të Shoqërisë civile dhe ekspertë mjedisor vijojnë protestat kundër ndërtimit të 14 heceve në një gjatësi prej 25-kilometrash mbi lumin Valbonë.

Me moton “Mos ma prekni Valbonën” dhjetra qytetarë kanë protestuar sot jashtë godinës së ministrisë së energjisë e më pas tek Kryeministria, për të kundërshtuar 3 kontratat konçensionare që janë miratuar nga qeveria Berisha.

3 kontratat konçensionare të heceve mbi lumin Valbonë mbajnë vulën e ish qeverisë Berisha. Përkatesisht, dy kontrata e para janë firmosur në 2009 nga ministri i ekonomise dhe energjisë së asaj kohe Genc Ruli e më pas në 2013 një tjetër marrëveshje konçensionare është dhënë nga zv.ministri i të njëjtës ministri, Eno Bozdo.