KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Protestë për paga në Fier
proteste, punonjesit e uzines, nafte, fier

Protestë për paga në Fier

 

50 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier,  kanë dalë sot në protestë pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë pagat. Por mosmarrja e pagave nuk është i vetmi problem që kanë ata. Sipas zyrës së sigurimeve shoqërore ata rezultojnë pa asnjë derdhje kontributesh gjatë 18 muajve të fundit kur ende rezultojnë në marrëdhënie pune. Uzina e Përpunimit të Naftës numëron rreth 140 të punësuar, por përballë fakteve si ky i mësipërmi, mbetet e paqartë se sa prej tyre figurojnë pagues kontributesh shoqërore. Punëtorët shprehin shqetësimin se në të ardhmen pensionet e tyre do të jenë të ulta.