KRYEFAQJA » LAJME » Protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve para Komisariatit Nr.1 të policisë
protesta para komisariatit nr1

Protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve para Komisariatit Nr.1 të policisë

Protestuesit në orët e pasdites janë zhvendosur në mjediset e jashtme të Komisariatit nr 1 të policisë ku kanë kërkuar lirimin e 16 të shoqëruarve, aktiviste të shoqërise civile. Në mjediset e këtij komisariati ishin dhe deputetet e PD Arben Ristani e Flamur Noka si dhe keshilltari i kësaj force politike në këshillin bashkiak të Tiranës Leonard Olli. Por aktivistët që kërkojnë pengimin e punimeve të bashkisë Tiranë për Këndin e Lojërave të Parku i Liqenit kanë kërkuar nga përfaqësuesit e PD të mos politizojnë protestën.