KRYEFAQJA » LAJME » Provimi i shtetit për infermieri, publikohet data dhe lista e kandidatëve
Provimi i shtetit për infermieri, publikohet data dhe lista e kandidatëve

Provimi i shtetit për infermieri, publikohet data dhe lista e kandidatëve

Agjencia kombëtare e provimeve ka publikuar listën e kandidatëve që do të hynë në provimin e shtetit në infermeri. 1056 kandidatët do të kryejnë provimin nga data 22 shkurt deri në datën 1 mars. Ata duhet të verifikojnë fillimisht të dhënat e tyre në faqen zyrtare të internetit të agjencisë kombëtare të provimeve dhe në rast të pasaktësie mund të njoftojnë përapara se të hynë në provime në adresën provimshteti@outlook.com. Kandidatët që do të hynë në provimin e shtetit duhet të kenë me vete kartën e identitetit, një fotokopje të saj si dhe mandatpagesën e tarifës së provimit. Në rast se kandidati ka ndryshuar mbiemrin, duhet të paraqesë edhe çerfitikatën që e vërteton këtë ndryshim. Agjencia kombëtare e Provimeve bën me dije se kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta përpara fillimit të provimit.