KRYEFAQJA » LAJME » Provimiet e shtetit të mësuesve, rritet numri i përsëritësve
provimet e mesuesve, perseritese, agjencia kombetare e provimeve, mjekesei

Provimiet e shtetit të mësuesve, rritet numri i përsëritësve

Kanë marrë diplomën për një nga profesionet e rregulluara, por nuk mund të ushtrojnë atë, duke qënë se nuk kanë arritur të kalojnë provimin e liçensës. Në dokumentacjonin e Agjensisë Kombëtare të Provimeve evidentohen 1386 kandidatë për 7 mujorin e parë të këtij viti të cilët janë përsëritës të këtij provimi, pasi në vitet e mëparshme nuk kanë arritur të kalojnë pragun minimal të pikëve për tu cilësuar kalues .

Kandidatit i lejohet ti nënshtrohet provimit të shtetit deri në 5 herë e nëse përsëri nuk rezulton kalues, humb të drejtën për të ushtruar profesionin e tij, duke e kthyer diplomën e shkollës së lartë në një letër të pavlefshme.

Por ajo që të shqetëson më shumë është se edhe ata kandidatë që kanë marrë provimin e shtetit dhe do tu jepet shanci të ushtrojnë profesionin e mjekut, farmacistit, infermierit, mamisë dhe mësuesit, rezultojnë jo të mirëpërgatitur. Këtë e konfirmojnë edhe rezultatet të cilat dëshmojnë se për sezonin e fundit të provimeve nota mesatare në profesionin e mësuesit është 5.86, ndërsa në profesionet e fushës së mjeksisë kjo notë është edhe më e ulët; ajo shkon në 5.81.