KRYEFAQJA » LAJME » PS feston 25 vjetorin, Rama : Shqipëria do të eci përpara
PS feston 25 vjetorin, Rama : Shqipëria do të eci përpara

PS feston 25 vjetorin, Rama : Shqipëria do të eci përpara

Partia Socialiste që udhëheq maxhorancën qeverisëse në Shqipëri, ka festuar të martën zyrtarisht 25 vjetorin e krijimit. Lideri i saj dhe kryeministri Edi Rama, ka premtuar se reformat e ndërmarra prej tre vjetësh nga koalicioni i majtë nuk do të mbeten në vend dhe se Shqipëria do të eci përpara. Mes shumë të ftuarve në selinë e PS, zoti Rama ka folur për atë që e ka quajtur kompleksiteti i jashtëzakonshëm i rrugës se ndryshimit. “PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. Këtu kam mësuar se pavarësisht se kush je , i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët” tha zoti Rama.
Kreu i socialistëve për afro 11 vjet, zoti Rama pranoi edhe pakënaqësitë që egzistojnë brenda rradhëve të PS. “Rruga e ndryshimit shpesh i ndan, inatos, apo turbullon njerëzit” tha zoti Rama duke shtuar se “është vështirë t’i kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës”.
Kryeministri socialist në fjalën e tij përmendi dhe aksionin më të rëndësishëm të mandatit të tij, Reformën në Drejtësi. “Kemi ende shumë për të bërë. Kemi bërë gabime, por falë nesh vendi po ndryshon për mirë” tha ai. “Nëse më pyesni mua për të ardhmen, ju them; është e gjitha në dorën tonë” tha lideri socialist Edi Rama.