KRYEFAQJA » LAJME » Dibër: Të rinjtë në mbështetje të kandidatit të PS-së Rama

Dibër: Të rinjtë në mbështetje të kandidatit të PS-së Rama

Në mbështetje të kandidatit të ASHE-së në Dibër, Muharrem Rama, qindra të rinj u mblodhën në një takim, për ti shprehur atij besimin për drejtimin e bashkisë së re. Elisa Spiropali kërkoi mbështetje për kandidatin e tyre. “Është njeriu i cili ato gjëra që thotë i bën. Ka qenë pranë familjeve tuaja, ka qenë pranë njerëzve tuaj, ka qenë pranë bashkëqytetarëve të tij në Peshkopi dhe Dibër. Ai do të jetë pranë jush edhe si kryebashkiak pas 11 Shtatorit, ditës sonë të fitores në Dibër dhe për Dibrën” u shpreh Elisa Spiropali.

Ndërsa Blerina Gjylameti, i ftoi ata të votojnë në 11 shtator doktor Ramën, si zëri i zgjidhjes së problemeve.“Bëjeni të dëgjohet fort zëri juaj në datë 11 për njeriun më të mirë që mund të ketë Dibra, mikun tuaj më të mirë, doktor Muharrem Ramën” tha Gjylameti.

Kryetarja e forumit të gruas socialiste Olta Xhaçka i ftoi të rinjtë që të angazhohen në fushatën për zgjedhjen e kreut të bashkisë së tyre.