KRYEFAQJA » LAJME » PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër
PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër

PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër

PS e maxhorancës e ka konsideruar si një akt individual dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bashkisë në Dibër më 11 shtator të këtij viti, dhe i ka kërkuar zotit Nishani ta tërheqi atë. Në një reagim për mediat, deputetja socialiste Blerina Gjylameti, tha se dekreti është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese i marrë më 1 gusht, nuk ka hyrë ende në fuqi. Sipas PS zoti Nishani duhet të priste hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj gjykate përpara se të përllogariste datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Dibrës.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve u bë e nevojshme pasi ish kryetari Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra pasi publikimit të një videoskandali ku ai shihej t’i kërkonte favore sekusale një 20 vjeçareje, në këmbim të një vendi pune. Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, koalicioni i majtë që përfaqësohej nga Xhelili, arriti të fitonte ngushtë pas një dominimi disa vjeçar të së djathtës.