KRYEFAQJA » LAJME » PS kërkesë prokurorisë për verifikim të formularit të Flamur Nokës
PS kërkesë prokurorisë për verifikim të formularit të Flamur Nokës,

PS kërkesë prokurorisë për verifikim të formularit të Flamur Nokës

Grupi parlamentar i PS dorëzoi rreth mesditës në prokurorinë e përgjithshme , kërkesën për hetim mbi figurën e deputetit demokrat Flamur Noka . Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të PS , Taulant Balla , në formularin e vetëdeklarimit, deputeti Noka nuk ka deklaruar të dhëna që e bëjnë atë objekt të ligjit të dekriminalizimit.

Në përgjigje të kërkesës së dorëzuar në prokurori nga grupi parlamentar i PS , selia blu sqaroi përmes një deklarate shpërndarë on line për mediat se masa e dhënë ndaj deputetit Flamur Noka , i referohet arratisjes së tij nga Shqipëria drejt ish – Jugosllavisë , në vitin ’90 dhe kthimit të tij në organet e sigurimit të shtetit dhe dënimit me “ekzekutim me varje në litar” nga organet e drejtësisë së asaj kohe . Një vendim që nuk arriti të ekzekutohet për shkak të zhvillimeve politike në vend në dhjetorin e ’90- ës.