KRYEFAQJA » LAJME » PS mbledh asamblenë e saj, pritet zgjedhja e strukturave drejtuese
PS mbledh asamblenë e saj, pritet zgjedhja e strukturave drejtuese

PS mbledh asamblenë e saj, pritet zgjedhja e strukturave drejtuese

Në Tiranë, PS forca kryesore politike e koalicionit në pushtet, ka mbledhur asamblenë e saj të përgjithshme, e cila pritetet të zgjedhi organet e drejtuese. Kreu i partisë dhe kryeministri i vendit Edi Rama, edhe një herë ka vlerësuar pozitivisht referendumin e mbajtur nga socialistët, duke e cilësuar si një “ushtrim i shkëlqyer demokratik. Duke ju referuar proçesit të anëtarësimeve të reja në PS, zoti Rama tha se “Nuk është diçka që ndodh rëndom që një partia kryesore e koalicionit që qeveris vendin, e cila prej 2 vitesh udhëheq një proces të jashtëzakonshëm reformash të çelë një fushatë të madhe hapjeje dhe anëtarësimesh”.
Ndërkaq PS pritet të zgjedhi edhe sekretariatin e ri si dhe kryesinë e saj të re. Sërish kandidat i vetëm për sekretar i përgjithshëm, është numri dy i partisë, sekretari aktual Gramoz Ruçi. Në listat e publikuara bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura socialiste, por edhe largimi i disa të tjerave. Sipas burimeve mediatike deputetja socialiste Arta Dade, nuk ka pranuar të jetë në kryesinë e partisë, ndërsa Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë propozuar si anëtarë të kryesisë. Zoti Blushi në një deklarim për median ka sulmuar ashpër mënyrën se si po drejtohet PS.