KRYEFAQJA » LAJME » PS nis procesin e dekriminalizimit
PS nis procesin e dekriminalizimit

PS nis procesin e dekriminalizimit

Vetëm dy ditë nga miratimi i ligjit për dekriminalizimin, kreu i PS, njëherësh dhe kryeministri i vendit Edi Rama, ka vendosur ta aplikojë brenda partisë. Zoti Rama, partia e të cilit në prag të kongresit të rradhës ka nisur zgjedhjen e strukturave të reja, ka paralajmëruar se asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit, nuk do mund të zgjidhet në këto struktura. “Asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit në fjalë, nuk do të mund të zgjidhet brenda strukturave të Partisë Socialiste, as drejtues i PS në njësitë vendore dhe as delegat i Kongresit të saj” bëhet e ditur në nje reagim zyrtar të PS. Gjithnjë sipas njoftimit kryetari Rama ka ftuar edhe partitë e tjera të ndjekin shembullin e PS. “Në  emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryetari Edi Rama, ka kënaqësinë ta ftojë Partinë Demokratike dhe të gjjtha partitë e tjera që të marrin shembullin e PS, e cila në procesin e brendshëm zgjedhor në parti do të zbatojë Ligjin e sapovotuar me konsensus për Integritetin e figurës së çdo të zgjedhuri dhe çdo punonjësi të administratës publike ose, siç ka dëshirë ta quajë Partia Demokratike për Dekriminalizimin”, nënvizohet në deklaratën e dalë nga PS.