KRYEFAQJA » LAJME » PS: PD ta trajtojë Strazimirin si PS Prengën
PS: PD ta trajtojë Strazimirin si PS Prengën

PS: PD ta trajtojë Strazimirin si PS Prengën

Emri i deputetit demokrat Gent Strazimiri, vazhdon të jetë më i lakuari nga maxhoranca socialiste. Një foto e publikuar nga mediat, ku zoti Strazimiri dukej me armë në brez gjatë protestës së opozitës tek Parku i Liqenit, ka bërë maxhoranca ti kërkojë opozitës dënimin e tij, si një provë serioze se është pro reformës në drejtësi. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha të martën në një deklarim për shtyp se është faji i PD dhe kreut të saj Basha, që ende pas 24 orësh nuk dënojnë armëmbajtjen pa leje te deputetit Strazimiri. PS kujton ngjarjen e disa muajve më parë në Lezhë, kur deputeti i saj Prenga, i cili plagosi me armë një person për çështje pronash, u përjashtua dhe ju dorëzua drejtësisë. PD të tregojë që betejën e dekriminalizimit nuk e ka me fjalë, tha zonja Gjylameti.