KRYEFAQJA » LAJME » PS publikon fletën e referendumit
Nis referendumi në PS, Rama: Vendimarrje me rëndësi, Blushi: Asgjë nuk është reale dhe normale

PS publikon fletën e referendumit

PS bëri të ditur të premten pyetjen të cilës socialistët shqiptarë do të duhet t’i përgjigjen në referendumin e 9 Prillit. “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?” është pyetja e përzgjedhur nga organizatorët e referendimit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka zgjedhur rrjetin social Fejsbuk, për të publikuar fletën e votimit, shkruan se referendumi është “Një proces i rëndësishëm, ashtu si në partitë e mëdha progresiste europiane dhe amerikane, ku vendim-marrjen e ka anëtarësia”.
Vendimin për shkuarjen në refrendum PS e mori në kongresin e 19 marsit mes debatesh lidhur me qëndrimin në këtë çështje të kreut të partisë dhe kryeministrit të vendit zotit Rama. Kritikët e tij brenda partisë thanë se zoti Rama kishte shkelur statutin, pasi nuk kishte zhvilluar zgjedhje për postin e kryetarit që nga viti 2009. Zoti Rama u mbrojt duke thëne se rezultatet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe ato lokale 2015, që kishin nxjerrë fituese PS dhe koalicionin e majtë, ishin konfirmim popullor i qëndrimit të tij në krye të socialistëve. Ai tha gjithashtu se situata në të cilën gjendej vendi në vitit 2013, kërkonte nga PS më shumë impenjim për të qeverisur se sa partia të merrej me vetveten.
Publikimi i pyetjes për referendumin socialist pritet të ngjalli debate. Në fakt përgjigjen për pyetjen e ka dhënë ndryshimi i fundit në statutin e ri të socialistëve, i cili u miratua me shumice gati absolute votash në kongres. Sipas këtij ndryshimi, kreu i socialistëve quhet i rizgjedhur kur partia fiton zgjedhjet e përgjithshme, në të kundërtën ai jep dorëheqje të parevokueshme. Sipas statutit të vjetër parashikohej që zgjedhje e kryetarit të bëhej çdo katër vjet. Rezultatet e votimeve në kongresin e fundit të socialistëve, të bëjnë të mendosh se në referendumi do të fitojë “Po”-ja. Por disa analistë politikë kanë shtruar edhe pyetjen se çfarë do të ndodhi nëse fiton “Jo”-ja. Sipas tyre socialistëve do t’u duhet të mblidhen sërisht në kongres për të ndryshuar statutin. Por kjo situatë mbetet më shumë hipotezë dhe temë debati.Fleta e referendumit1