KRYEFAQJA » LAJME » PS publikon rezultatet e referendumit, kundërshtarët e sulmojnë
PS publikon rezultatet e referendumit, kundërshtarët e sulmojnë

PS publikon rezultatet e referendumit, kundërshtarët e sulmojnë

Më pak se 24 orë nga mbyllja e kutive të referendumit, Partia Socialiste publikoi rezultatet e tij. Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi tha se në votime kanë marrë pjesë 84 për qind e anëtarësisë së partisë dhe 95 për qind e tyre votuanm për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri.
Rezultatet janë sulmuar ashpër nga kundërshtarët e referendumit. Deputeti socialist Ben Blushi doli me një letër të hapur ku shkruante ndër të tjera se “Ky referendum me bindi se ne Partine Socialiste nuk lejohet me votim”. “Do ti tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar” mbyll letrën e tij ai.
Nga ana e saj PD në opozitë duke krahasuar zgjedhjet në vend me referendumin në PS, përmes një deklarate të sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma vlerësonte se “Të gjitha shkeljet e evidentuara nga OSBE-ODIHR në raportin zyrtar për zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ishin të pranishme në votimin e djeshëm”. Sipas saj ato janë këmbanë alarmi për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Por sekretari i PS Blendi Klosi e ftoi “… Partinë Demokratike të kryejë njëherë procese zgjedhore të rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite që zhvillon”.