KRYEFAQJA » LAJME » PS : Të ndëshkohen fajtorët e sulmit ndaj Ballës
PS : Të ndëshkohen fajtorët e sulmit ndaj Ballës

PS : Të ndëshkohen fajtorët e sulmit ndaj Ballës

Partia Socialiste e ka konsideruar akt të rëndë sulmin ndaj deputetit të saj Taulant Balla nga familjarët e ish kryeministrit Berisha dhe i ka kërkuar kërkuar parlamentit ta dënojë me ashpërsi. Pak ditë më parë zoti Balla akuzoi Argita dhe Jamarbër Malltezin për sulm fizik në një aeroporti në Itali dhe e cilësoi si sulm politik për shkak të qëndrimeve të tij kundër korrupsionit dhe krimit. Në emër të PS deputeti Alfred Peza doli të hënën me një deklaratë ku nënvizohej se “Goditja e rëndë fizike ndaj Taulant Ballës ka qenë e parapërgatitur, e pabesë dhe e kryer në një koshiencë të plotë si pjesë e një lufte ndër vite të familjes Berisha-Malltezi me Ballën”. “Goditjen e Ballës ne e konsiderojmë një goditje ndaj gjithë grupit parlamentar të PS për të penguar rrugën e reformave ku jemi përfshirë” tha deputeti socialist Peza. Ai i bëri thirrje Kuvendit që të dënojë me ashpërsinë që meriton këtë akt të rëndë ndaj punonjësit të tij dhe që palët ta kthejnë luftën politike në rrugën e arsyes. “PS bën thirrje që policia dhe prokuroria të angazhohen, në bashkëpunim me agjencitë policore italiane, në një hetim për t’i shkuar deri në fund së vërtetës dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar fajtorëve” tha deputeti Alfred Peza.