KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » PULITZER 2016 – “NYT” DHE “REUTERS” FITOJNË FOTOT E EMIGRANTËVE NË MESDHE
PULITZER 2016 - “NYT” DHE “REUTERS” FITOJNË FOTOT E EMIGRANTËVE NË MESDHE

PULITZER 2016 – “NYT” DHE “REUTERS” FITOJNË FOTOT E EMIGRANTËVE NË MESDHE

Janë gazeta New York Times dhe agjencia e lajmeve Rojter ato që kanë fituar cmimin Pulitzer për fotografinë, me pamje nga kriza e refugjatëve në Mesdhe gjatë vitit 2015. Lajmi është bërë i ditur në Nju Jork nga komiteti prej 19 anëtarësh nga bota e gazetarisë, letërsisë apo kulturës, që jep për të 100 vit radhazi cmimin më prestigjioz amerikan për gazetarinë. 
E janë fotografët: Mauricio Lima, Sergey Ponomarev, Tyler Hicks dhe Daniel Etter të Nju Jork Times, apo Yahnis Behrakis, Alkis Konstantinidis,Alexandros Avramidis, Srdjan Zivulovic nga Reuters, që kanë fotografuar udhëtimin e emigrantëve drejt destinacioneve shpesh të panjohura, rreziqet me të cilat janë shoqëruar në kufijtë mes vendeve, në kufirin e tyre të jetës dhe vdekjes, në braktisjen e dhimbjen e pakufishme njerëzore, që përkapet e përcillet mjeshtërisht në fokusin e këtyre fotografëve. 
Ndërsa cmimi për kategorinë “shërbimi publik” i është dhënë agjencisë Associated Press për investigimin mbi abuzimet në krahun e huaj të punës, të ardhur kryesisht nga Birmania e se si shfrytëzohen në Indonezi në sektorin e peshkimit. 
Eshtë vlerësuar edhe gazeta «Los Angeles Times» në kategorinë e «raportimit më të shpejtë” për trajtimin profesional të masakrës së San Bernardino në Californi dhe Tampa Bay Times e Sarasota Herald-Tribune në kategorinë e «gazetarisë investigative”. «Washington Post» ka fituar me database-in që rrëfen se si, kur dhe ku vret policia në Shtetet e Bashkuara. 
Përveç cmimeve në gazetari juria ka dhënë edhe 7 cmime të tjera për artet, muzikën dhe letërsinë. Në kategorinë e romaneve, Pulitzer 2016 I shkoi titullit «Simpatizanti» të autorit Viet Thanh Nguyen, një rrëfim i gjatë i një ushtari në burgun e Saigon. Pulitzer për esenë me të mirë i është dhënë librit: «Flamujt e zinj, Rritja e Isis” i autorit Joby Warrick, gazetar i «Washington Post». Ndërsa “Gjykimet e Custer”, nje jete ne kufijte e Amerieks se re” i Stiles ka fituar në kategorinë e librave historikë. “Ozone journal” i Peter Balakian ka fituar per poezine dhe muzikali “Hamilton” qe ka rrokur sukes ne Broduej ka fituar Pulitizier-in per Teatrin. Çdo fitues i Çmimit Pulitzier shpërblehet me 10 mijë dollarë.