KRYEFAQJA » LAJME » Punësimi i të rinjve nis nga arsimi
blendi klosi, trane, shkolla profesionale. puna dhe skollimi

Punësimi i të rinjve nis nga arsimi

Rregullimi i raportit mes arsimit profesional dhe tregut të punës është një prej prioriteteve kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Ministri Blendi Klosi ishte i pranishëm në konkursin e shkollave profesionale të të gjithë republikës i cili po mbahet në Tiranë. Klosi tha se ligji i ri për arsimin profesional do të rregullojë njëherë e mirë raportet e nxënësve të profesioneve me tregun e punës.  Në konkursin e e shkollave të zanatit vihej re një angazhim serioz i nxënësve dhe stafeve të mësuesëve të cilat paraqesin produktet e tyre në një mënyrë origjinale.