KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Punime të jashtëligjshme në Lagunën e Karavastasë
Punime të jashtëligjshme në Lagunën e Karavastasë

Punime të jashtëligjshme në Lagunën e Karavastasë

Zhurma e një makinerie gërmuese prej disa ditësh brenda në Lagunën e Karavastasë, ka hedhur dyshime se atje po kryhen punime të jashteligjshme. Drejtoria e Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Fier, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të punimve. Drejtori i Parkut të karavastasë Ardian Koçi, tha se nga Bashkia e Divjakës, është vënë në dijeni gojarisht se në zonë ka një projekt për ndërtimin e një rrugë për këmbësorë përgjatë lagunës, por nuk ka asnjë leje mjedisore. Vendi u është ngritur kjo platformë është ngjitur me zonën e peshkimit në lagunë.
Sipas banorëve të zonës, këto ndërhyrje po bëhen për ta kthyer kanalin që lidh lagunën me detin në të lundrueshëm për varkat. Në zonë ku po kryhen punimet është rreptësisht e ndaluar të ketë ndërhyrje. Ligji shqiptar, por edhe konventa ndërkombetare e Ramstarit, ndalon ndërhyrjet në parqe të tilla kombëtare dhe me rëndësi botërore. Që prej vitit 1995, Laguna e Karavastasë bën pjesë në grupin e ligatinave me rëndësi Boterore. Ajo është identifikuar si një Zonë Parësore e Biodiversitetit, zonë Emerald dhe një biotop CORINE, klasifikime që theksojnë rëndësinë ndërkombëtare të kësaj zone për ruajtjen e diversitetit biologjik.