KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Efektet e daljes së Britanisë nga BE, do të ndjehen gjatë
Putin

Putin: Efektet e daljes së Britanisë nga BE, do të ndjehen gjatë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se efekti traumatik i votimit në Britani për t’u larguar nga Bashkimi Evropian do të ndjehet për një kohë të gjatë, megjithëse janë qetësuar trazirat në tregun global.“Rezultati i referendumit e ka tronditur tregun, por në aspektin afat-mesëm gjithçka do të rregullohet”, ka thënë Putin gjatë një takimi të diplomatëve rusë në Moskë. Pa e specifikuar, ai gjithashtu ka thënë se është e qartë se efekti traumatik nga rezultati i referendumit do të ndjehet për një kohë të gjatë. Megjithë dyshimet se Putin është i kënaqur nga trazirat politike dhe ekonomike në Britani dhe BE, ai insiston se Rusia nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në votimin britanik. “Do të doja të sqaroja edhe njëherë se i ashtuquajturi BREXIT është zgjedhja e popullit britanik. Ne nuk kemi ndërhyrë në këtë proces dhe nuk po luajmë me të në asnjë mënyrë”, ka thënë ai.